Kjo është situata aktuale pranë brigjeve të lumit Kir, në afërsi të fshatit Kuç, në njësinë administrative Gur i Zi. Tonelata mbetjesh inerte hidhen pa kriter në këtë zonë, duke u kthyer në një problem mjaft serioz.Depozitimi i mbetjeve të ngurta paraqet një shqetësim jo vetëm për banorët, por po dëmton gjithashtu shtratin e lumit Kir. Devijimi i rrjedhës së lumit për shkak të ndotjes që po i bëhet shtratit të tij ka pasoja të rënda mjedisore.
Comments
Post a Comment