Çdo shqiptar i ka të shenjta simbolet kombëtare. I tillë është edhe flamuri kuqezi për Irfan Domnorin.Ka ngjitur sa e sa maja të larta malesh me veshjen kombëtare.Për shkak të simboleve kombëtare, Irfani ka kaluar edhe peripeci.Irfan Domnori ka dhënë një kontribut të rëndësishëm edhe në sportin e volejbollit për 16 vite duke u aktivizuar me ekipin e Vllaznisë dhe atë kombëtar.
Më 16 nëntor të vitit 2019 pas Festës së Gështenjave në Krajë, ai u dënua me 300 euro dhe 60 ditë ndalese të kalimit të kufirit Shqipëri Mali i Zi nga autoritetet malazeze, sepse në dore mbante flamurin kombëtar. Ndërsa më 27 dhjetor ai u arrestua gjatë kalimit të kufirit duke shkuar në Ulqin sepse përsëri mbante flamurin kuq e zi.
Comments
Post a Comment