Policia e Tiranës arrestuar dy persona dhe ka proceduar penalisht 64 të tjerë në lidhje me protestën e mbajtur ditën e djeshme nga opozita, ku u bllokua qarkullimi për rreth 3 orë në 5 akse kyçe të kryeqytetit.Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe 17 deputetë të Partisë Demokratike, si dhe Sekretari Organizativ i PD-së, Ervin Minarolli.
16 deputetë akuzohen për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, ndërsa mbi Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka është shtuar dhe akuza “Goditjet për shkak të detyrës”
Njoftimi i plotë:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në lidhje me protestën e zhvilluar më datë 26.11.2024, në disa akse rrugore në Tiranë, ka vijuar veprimet hetimore dhe procedurale të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shoqërimin dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve që kanë organizuar tubimet, kryer veprime kundërshtuese dhe të dhunshme, që kanë penguar lëvizjen e automjeteve dhe bllokuar akset rrugore.
Comments
Post a Comment