Shqiptarët bëjnë krenar Luisin, mblidhet shuma prej mijëra eurosh për 14-vjeçarin e plagosur

Shqiptarët kanë treguar dhe njëherë se kur bëhen bashkë ia dalin. Për dy ditë ata kanë arritur të mbledhin në kohë rekord 80 mijë euro që duheshin për kurimin e Luis Meçja, 14-vjeçarit i cili mbeti i plagosur mesditën e 18 nëntorit jashtë ambienteve të shkollës "Fan Noli".

Në kohë rekord përmes llogarisë së hapur në GoFoundme janë mbledhur mbi 80 mijë euro, për kurimin e Luisit të vogël i cili ka në trupin e tij 4 plagë të shkaktuara me thikë.

Shqiptarët kanë kontribuar me aq sa kanë pasur mundësi, duke arritur kështu paratë që nevojiteshin për kurimin e Luisit.

Aktualisht vogëlushi Luis ndodhet në spitalin e Traumës. Ai mbeti i plagosur mesditën e së hënës, ku Mario Përlleshaj qëlloi me thikë atë dhe mikun e tij, Martin Canin i cili fatkeqësisht humbi jetën.

Comments