Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është liruar nga ’arresti i shtëpisë’, ku qëndroi gati 11 muaj, që nga dhjetori i vitit të kaluar.
Lajmin e ka konfirmuar edhe avokati i tij, Genc Gjokutaj, përmes një deklarate për mediat pas përfundimit të seancës gjyqësore.
SPAK ka kërkuar vazhdimin e masës së sigurisë, ndërsa gjyqtarja në Gjykatën e Posaçme (GJKKO) ka vlerësuar se nuk ekzistojnë më kushtet ligjore për mbajtjen e Berishës në masën e "arrestit në shtëpi".Kujtojmë se masat ndaj Berishës u vendosën me akuzat për korrupsion për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani.
Po ashtu në këtë çështje ishte i përfshirë edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi. Edhe ndaj të cilit Gjykata kishte vendosur më herët masa sigurie.
Comments
Post a Comment