Noka: Xhafaj u betua në varrin e nënës që do të ndëshkonte Salianjin për vëllain!
Flamur Noka, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku ka folur për dënimin me burg të deputetit të PD, Ervin Salianji. Noka e cilësoi si një vendim politik atë që ka ndodhur me Salianjin, duke shtuar se vjen si pasojë e influencës direkte të Fatmir Xhafajt mbi sistemin e drejtësisë. Noka tha se Xhafaj është betuar në varrin e nënës së tij, se do të dënojë Salianjin, për t’u hakmarrë ndaj tij për shkak se pas denoncimit të Salianjit, vëllai i Xhafajt, Agron Xhafaj, vuajti dënimin në Itali si trafikant droge. “Vendimi është marrë në varrin e nënë së Xhafës. Fatmir Xhafaj është betuar në varrin e nënës që unë do ta burgos, sa burg të bëjë vëllai im”, tha Noka. Noka tha se dënimi i Salianjit i kujton “nenin 55” në diktaturë. “Ne kemi konsideruar vendimin politik, pasi botërisht dihet që është vendim që nuk ka bazë ligjore, gjyq politik që është zhvilluar prej vitesh me një qëllim për të mbajtur nën presion deputetin guximtar dhe kurajoz, njeriun që i shërbente opozitës