Ndërprerja e mandatit, reagon Salianji: Krenar! Nga burgu do të vazhdoj të jem tmerri i tyre

Pasi kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi në seancën e sotme ndërprerjen e mandatit të deputetit, ka reaguar nga burgu Ervin Salianji.

Në një postim në Facebook, Salianji shkruan se sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin e tij nga radhët e opozitës në Parlament.

Ndërsa më tej ai thekson se është krenar për veten dhe se beteja politike vazhdon.

“Sot me vendimin politik të Edi Ramës, socialistët vendosin ta fshijnë emrin tim nga radhët e opozitës në Parlament, duke hequr mandatin e dhënë nga qytetarët e Korçës!

Jam krenar që në çdo ditë të ekzistencës time politike i kam shërbyer vetëm interesit të qytetarëve! Edhe nga burgu politik do të vazhdoj të jem tmerri i atyre që mendojnë se me izolimin tim do të më mbyllin gojën.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni