Ervin Salianji rikujton kohën kur denonconte parcelat me kanabis: Fillimi i fundit të shtetit ligjor!
Deputeti Ervin Salianji prej rreth 3 ditësh ndodhet në burgun e Fierit, për shkak se Gjykata e Apelit e dënoi me 1 vit burgosje, për shkak se i prishi imazhin Qeverisë duke denoncuar Geron Xhafajn, vëllain trafikant droge të ish-ministrit Fatmir Xhafaj.
Mëngjesin e kësaj të hëne, Salianji e ka nisur ditën me një postim në rrjetet sociale, ku rikujton kohën kur denonconte parcelat me kanabis, ku sipas tij, Shqipëria ishte kthyer në Republikën e Narkotrafikut.
Salianji shton më tej se ky ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor në Shqipëri dhye sipas tij, kanabizimi i Shqipërisë ishte projekti më fatkeq, pasojat e të cilit po i vuajmë të gjithë sot. Më tej, ai iu bën thirrje shqiptarëve që të reagojnë.
Postimi:
“Mirmëngjes miq! Sot po ju rikujtoj një foto nga denoncimet e mia në opozitë, mes kanabisit në kohën kur Shqipëria ishte kthyer në Republikën e Narkotrafikut!‼️
Ky ishte fillimi i fundit të shtetit ligjor në Shqipëri. Kanabizimi i Shqipërisë ishte projekti më fatkeq, pasojat e të cilit po i vuajmë të gjithë sot!
Comments
Post a Comment