Radhë kilometrike në pikën kuftare të Muriqanit! Makinat në pritje nga Mali i Zi për të hyrë në Shqipëri
Radhë kilometrike deri në 2 km në pikën kufitare të Muriqanit. Makinat janë në pritje në anën e Malit të Zi, për të hyrë në Shqipëri. Shkak është bërë kontrolli me dy sportele nga pala malazeze duke vonuar procedurat. Pra nuk po punohet me procedurë të shpejtuar.
Një dëshmitar që ndodhet atje në pritje për të hyrë në Shqipëri thotë se po procedohet shumë ngadalë, dhe radha e makinave është e gjatë.
Comments
Post a Comment