Posts

Showing posts from June, 2024

Malësi e Madhe/ U fut në lumë për t’u larë, 22 vjeçari pëson arrest kardiak

Image
Malësi e Madhe/Informacion paraprak Rreth orës 16:30, në fshatin Nikç,  shtetasi K. N., 22 vjeç, në momentin që është futur në ujë për t'u larë në lumin Cem, dyshohet se ka pësuar  arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe  dokumentimin  ligjor të rastit .

"Postriba s'ka ujë"/ Denoncimi i Bardh Spahisë: I mandatuari i bandave Beci nuk ka kohë për qytetarët

Image
Në mes të temperaturave përvëluese dhe kur vëmendja kryesore do të duhej të ishte tek qytetarët dhe problematikat e tyre, drejtuesit e Bashkisë Shkodër vijojnë fasadat!  Kryetari i mandatuar nga bandat, Benet Beci, që prej 1 viti ndodhet në atë karrige si i zgjedhur i tyre, nuk ka kohë të merret me problemet që shqetësojnë komunitetin e Shkodrës.  Prej ditësh me dhjetra denoncime kam marrë nga banorët e njësisë Administrative të Postribës, pasi fshatrat Boks, Dragoç dhe Drisht nuk kanë ujë për vaditjen e tokave. Kjo është një goditje e rëndë për bujqësinë në këtë zonë, që është një prej sektorëve kryesore me të cilën mbajnë familjen dhe sigurojnë të ardhura banorët e këtyre fshatrave.  Ky realitet shpesh herë është kthyer në shkak për tensione dhe konflikte sociale mes banorëve. Asnjëherë më parë zonat e njësive administrative nuk janë përballur me një situatë kaq dramatike dhe mungesën e plotë të vëmendjes nga institucionet shtetërore ku persekutimit financiar për arsye po

Prokuroria i sekuestroi pasuritë, reagon Kristan Boçi: Një Shqiptar i vërtetë, nuk abuzon me Kombin e vet

Image
Tre ditë pasi Prokuroria e Tiranës i sekuestroi pasuri me vlerë 50 milion euro, pasi dyshohet se ishin përfshirë në skemën e pastrimit të parave në Shqipëri, ka reaguar sërish biznesmeni Kristian Boçi. Në një reagim në rrjetet sociale, teksa ka publikuar një video nga kisha, Boçi ka komentuar lajmet e ditëve të fundit, duke thënë se “ka krejt të drejtën e vet ligji mem pa, mem kontrollu, e mem verifiku”, duke shtuar më tej se sipas tij, “një Shqiptarë i vërtetë, nuk abuzon me Kombin e vet”. “ Para Zotit përulem dhe ndërgjëgjsohem. Siç paça zemren, ma boftë jetën. Lajmet e këtyre ditëve? Ka krejt të drejtën e vet ligji mem pa, mem kontrollu, e mem verifiku. Një shtet pa ligj, është si një shtëpi që e drejtojn fëmitë. Një Shqiptarë i vërtetë, nuk abuzon me Kombin e vet. Ju bekoftë Zoti dhe faleminderit për çdo Sms përkrahës ”, shkruan ai.

Kryeministri Rama premton në Theth rrugën e Komanit: Do ta bëjmë edhe atë!

Image
Gjatë prezantimit të paketës së investimit në Alpe nga Kryeministri Rama, rruga e Komanit nuk ka shpëtuar nga vëmendja e këtij diskutimi. Një nga rrugët që ka qënë në vemendjen e kryebashkiakut Benet Beci që në kohën kur ai ishte deputet dhe drejtues i Koorporatës Elektroenergjitike. Ka qënë kryebashkiaku Benet Beci i cili pas prezantimit të projektit për qendrën e Thethit ka shpjeguar konceptin e të gjithë këtyre investimeve që krijojnë një mozaik të plotë të ndërhyrjeve duke e kthyer Shkodrën qendër rajonale. Në fjalën e tij kryeministri Rama, i ka garantuar kryebashkiakut se edhe rrugën e Komanit do ta bëjë pavarësisht se nuk është në territorin e bashkisë Shkodër. “Beneti tha për rrugën atje, nuk e përmendi Komanin se ka filluar të bëhet kështu provincial shkodran, vetëm Shkodrën, por bëhet fjalë për rrugën e Komanit, Benet,po e ka bashkia tjetër, mos u bëj xheoz. Kështu që edhe atë do ta bëjmë.” Rruga e Komanit konsiderohet si një ndër akset më të rëndësishme për zhvillimin e Alpe

SKANDALOZE/ Në mes të sezonit turistik, liqeni i Komanit mbulohet nga plehrat dhe kafshët e ngordhura

Image
Teksa jemi në pikën e sezonit veror, ku shumë turistë vijnë nga e gjithë bota për të parë bukuritë e natyrës në Shqipëri, duket se këto bukuri nuk mund t’i shohin në Koman. Liqeni i Komanit është mbuluar nga mbeturinat, aty mund të shohësh nga kanoçet, te pamperast e fëmijëve e deri te kafshët e ngordhura që qëndrojnë mbi ujë. Turistët jo vetëm nuk shijojnë dot pamjen e mahnitshme të Liqenit të rrethuar nga kodrat, e të mbuluar me gjelbërim, por përballen me pamjet tronditëse të papastërtisë. Ndotja e liqenit te Komanit vit pas viti është kthyer në një fenomen shqetësues dhe duket se Bashkitë apo dhe ministritë përkatëse ende nuk e kanë gjetur një zgjidhje për të mbajtur të pastër Liqenin e Komanit.

Kanosi me pistoletë kuzhinierin e lokalit në Velipojë, policia parandalon ngjarjen

Image
Kanosi me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit gjatë një konflikti të çastit. Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim një 33-vjeçar si autor të dyshuar. 33-vjeçari kur konstatoi se po vinin shërbimet e Policisë hodhi armën e zjarrit dhe u largua me shpejtësi ku vijon puna për kapjen e tijë. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma  e zjarrit pistoletë. Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër menjëherë pas njoftimit  të marrë se në një lokal në  fshatin Pulaj-Plazh, po ndodhte një konflikt, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.  Nga veprimet e shpejta rezultoi se në  lokalin me administrator shtetasin  E. F., kishte ndodhur një konflikt  i çastit mes shtetasve E. H., 20 vjeç,  kamarier i lokalit  dhe shtetasit  A. F.,  33 vjeç, banues në Vaun e Dejës, kuzhinier i lokalit.  Në konflikt ishte përfshirë dhe shtetasi  E. I., 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili kishte kanosur me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit, shteta

Përjetësohet në bust Kardinal Mikel Koliqi, vepra e skulptorit Pjerin Kolnika u bekua nga Imzot Angelo Massafra

Image
Në sheshin para katedrales “Shën Shtjefni” mes qindra pjesëmarrësve u zhvillua ceremonia e përurimit të bustit të Kardinalit të parë shqiptar, Eminencës së tij Mikel Koliqit. Pas përurimit, riti i bekimit u krye nga Arqipeshkvi i Ardioqezës Shkodër-Pult, Imzot Angelo Massafra. Në fjalën e tij u shpreh mbi rëndësinë e kësaj figure për kishën katolike shqiptare. Kardinali Mikel Koliqi ishte shembulli i vuajtjes dhe sakrificës së madhe për lirinë e besimit. Busti i Dom Mikel Koliqit u vendos në 30-vjetorin e shpalljes Kardinal. Vepra është rezultat i punës së skulptorit Pjerin Kolnika. Ceremonia e organizuar nga Arqipeshkvia Shkodër-Pult dhe familja Kurti u shoqërua me pjesë të zgjedhura klasike që u interpretuan nga Kori Polifonik “Prenkë Jakova” nën dirigjimin e mjeshtrit Gjon Shllaku.

“Rozafa”, e preferuara e turistëve, DRTK Shkodër: Në 6 muajt e parë të vitit është vizituar nga 67 mijë turistë

Image
Kalaja e Rozafës po mahnit gjithnjë e më shumë vizitorët dhe mbetet një nga  monumentet e kulturës  më te vizitueshme,  nga  turistët  vendas dhe të  huaj. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bën të ditur se në 6 muajt e parë të këtij viti, ky sit është vizituar nga 67 mijë turistë e përkthyer në 20 mijë turistë më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë. Numri i vizitorëve është gjithnjë në rritje në këtë atraksion turistik, i cili përveç bukurive mban dhe misterin e historisë së Rozafës. Kalaja “Rozafa” është monumenti historik më antik i qytetit të Shkodrës ku në muret rrethuese të saj përfshihen ndërtimet e katër periudhave: Balshajt, zotërimi venecian, pushtimi osman dhe ajo e Bushatlinjve.

Jepen 200 tituj pronësie në Theth, Rama: Falim të gjitha gjobat për ndërtimet pa leje. Asnjë tolerim nga sot e tutje

Image
200 tituj pronësie janë shpërndarë në zonën e Thethit nga kryeministri Edi Rama, i cili tha se iu dha fund një problematike të gjatë ligjore, ku shumica e tyre ishin të trashëguara. Rama tha se të gjitha gjobat e vendosur për ndërtimet pa leje në zonën e Thethit do të falen. Kryeminsitri sqaroi se do të falen pikërisht ato ndërtime që janë ndërtuar para se kjo zonë të shpallej zonën e mbrojtur natyrore dhe se nuk janë ngritur në mënyrë abuzive kundër ligjit por janë ngritur nga nevoja, por shtoi se nuk do të tolerohet “asnjë tullë e vendosur pa leje nga sot e tutje”. “Janë 200 tituj pronësie që shpërndahen sot. Për një pjesë bashkia duhet të bëjë studimin e zonës është pjesë ligjore, jo e vështirë dhe pritet të përfundojë në muajin shtator dhe 50 tituj të tjerë është problematika e ndërtimit në pronën e tyre por përtej afatit të lejuara nga ligji për legalizimin. Këtu ka një masë shumë të madhe gabash që janë vendosur si rezultat i ndërhyrjeve apo ndërtimeve aty ku keni pasur shtëpin

EMRAT/ Lejuan ndërtime të paligjshme në Shirokë, Prokuroria e Shkodrës dërgon në gjyq për shpërdorim detyre 9 zyrtarë të IMT-së dhe Kadastrës

Image
Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër dërgon në gjyq 9 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) dhe Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për kryerjen e veprës penale ‘Shpërdorimi i detyrës’ në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 248 dhe 25 të Kodit Penal. Punonjësit e IMT-së Bashkia Shkodër akuzohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre në kundërshtim me ligjin kanë lejuar ndërtimin në mënyrë të paligjshme të një objekti dy-katësh në zonën e Shirokës, Shkodër, duke mos e evidentuar dhe kallëzuar në prokurori, edhe pse provohet se kanë patur dijeni. “Ndërsa punonjësit e ASHK-së Shkodër akuzohen se kanë mundësuar legalizimin e disa objekteve të ndërtuara pa leje në të njëjtën zonë, ku për shkak të statusit dhe mbrojtjes së veçantë, legalizimi i objekteve informale është i ndaluar me ligj. Më konkretisht, ka rezultuar se shtetasja A.D., pasi ka konstatuar ndërtimin e paligjshëm të një objekti dy-katë