Kanosi me pistoletë kuzhinierin e lokalit në Velipojë, policia parandalon ngjarjen

Kanosi me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit gjatë një konflikti të çastit. Policia identifikoi dhe shpalli në kërkim një 33-vjeçar si autor të dyshuar. 33-vjeçari kur konstatoi se po vinin shërbimet e Policisë hodhi armën e zjarrit dhe u largua me shpejtësi ku vijon puna për kapjen e tijë.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma  e zjarrit pistoletë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër menjëherë pas njoftimit  të marrë se në një lokal në  fshatin Pulaj-Plazh, po ndodhte një konflikt, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë. 

Nga veprimet e shpejta rezultoi se në  lokalin me administrator shtetasin  E. F., kishte ndodhur një konflikt  i çastit mes shtetasve E. H., 20 vjeç,  kamarier i lokalit  dhe shtetasit  A. F.,  33 vjeç, banues në Vaun e Dejës, kuzhinier i lokalit.  Në konflikt ishte përfshirë dhe shtetasi  E. I., 33 vjeç, banues në Shkodër, i cili kishte kanosur me armë zjarri pistoletë kuzhinierin e lokalit, shtetasin A. F.

33-vjeçari kur ka parë shërbimet e Policisë që po afroheshin te lokali, hodhi armën dhe u larguar  me shpejtësi ku vijon puna për kapjen dhe arrestimin e tij.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet hetimore për sqarimin dhe dokumentimin e  plotë ligjor të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni