"Postriba s'ka ujë"/ Denoncimi i Bardh Spahisë: I mandatuari i bandave Beci nuk ka kohë për qytetarët

Në mes të temperaturave përvëluese dhe kur vëmendja kryesore do të duhej të ishte tek qytetarët dhe problematikat e tyre, drejtuesit e Bashkisë Shkodër vijojnë fasadat! 

Kryetari i mandatuar nga bandat, Benet Beci, që prej 1 viti ndodhet në atë karrige si i zgjedhur i tyre, nuk ka kohë të merret me problemet që shqetësojnë komunitetin e Shkodrës. 
Prej ditësh me dhjetra denoncime kam marrë nga banorët e njësisë Administrative të Postribës, pasi fshatrat Boks, Dragoç dhe Drisht nuk kanë ujë për vaditjen e tokave. Kjo është një goditje e rëndë për bujqësinë në këtë zonë, që është një prej sektorëve kryesore me të cilën mbajnë familjen dhe sigurojnë të ardhura banorët e këtyre fshatrave. 
Ky realitet shpesh herë është kthyer në shkak për tensione dhe konflikte sociale mes banorëve.

Asnjëherë më parë zonat e njësive administrative nuk janë përballur me një situatë kaq dramatike dhe mungesën e plotë të vëmendjes nga institucionet shtetërore ku persekutimit financiar për arsye politike të bashkisë Shkodër nën drejtimin e PD-së, nga ana e qeverisë dhe ministrisë së bujqësisë e cila edhe pse e ka për detyrë, prej më shumë se 6 vitesh nuk ka dhënë asnjë qindarkë për kanalet vaditëse, tani i shtohet edhe injorimi i plotë nga mungesa e vizionit dhe paaftësia epike për të kuptuar problematikat jetike të banorëve dhe territorit nga ana e drejtuesit të bashkisë.

Bashkia Shkodër dhe titullari i saj të zënë me propagandë boshe, nuk kanë gjetur kohë të ndërhyjnë për zgjidhjen e kësaj problematike, që prek qindra familje dhe godet një sektor që mban ekonominë e këtyre familjeve dhe të të gjithë zonës.
 
Qytetarët për të janë të fundit, pasi prej tyre as nuk ka marrë mbështetje dhe as nuk do ta ketë, për aq kohë sa ai njëlloj si padroni i tij, të jetë një me krimin dhe korrupsionin.
Ky është modeli i vetëm që mund ti ofrojnë Shkodrës përtej propagandës infantile tashmë të dalë boje.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni