Kryeministri Rama premton në Theth rrugën e Komanit: Do ta bëjmë edhe atë!
Ka qënë kryebashkiaku Benet Beci i cili pas prezantimit të projektit për qendrën e Thethit ka shpjeguar konceptin e të gjithë këtyre investimeve që krijojnë një mozaik të plotë të ndërhyrjeve duke e kthyer Shkodrën qendër rajonale.
Në fjalën e tij kryeministri Rama, i ka garantuar kryebashkiakut se edhe rrugën e Komanit do ta bëjë pavarësisht se nuk është në territorin e bashkisë Shkodër.
“Beneti tha për rrugën atje, nuk e përmendi Komanin se ka filluar të bëhet kështu provincial shkodran, vetëm Shkodrën, por bëhet fjalë për rrugën e Komanit, Benet,po e ka bashkia tjetër, mos u bëj xheoz. Kështu që edhe atë do ta bëjmë.”
Rruga e Komanit konsiderohet si një ndër akset më të rëndësishme për zhvillimin e Alpeve ndërkohë që sot me garancinë e Kryeministrit Rama duket se pas rrugës së Dukagjinit e cila pritet të përfundojë në fund të vitit, rruga e Komanit do të jetë investimi i radhës i rëndësishëm infrastrukturor që i shërben zhvillimit të turizmit në “Tajlandën shqiptare” në Lumin e Shalës pjesë e Bashkisë Shkodër.
Comments
Post a Comment