“Rozafa”, e preferuara e turistëve, DRTK Shkodër: Në 6 muajt e parë të vitit është vizituar nga 67 mijë turistë

Kalaja e Rozafës po mahnit gjithnjë e më shumë vizitorët dhe mbetet një nga  monumentet e kulturës  më te vizitueshme,  nga  turistët  vendas dhe të  huaj. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër bën të ditur se në 6 muajt e parë të këtij viti, ky sit është vizituar nga 67 mijë turistë e përkthyer në 20 mijë turistë më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të një viti më parë.

Numri i vizitorëve është gjithnjë në rritje në këtë atraksion turistik, i cili përveç bukurive mban dhe misterin e historisë së Rozafës.

Kalaja “Rozafa” është monumenti historik më antik i qytetit të Shkodrës ku në muret rrethuese të saj përfshihen ndërtimet e katër periudhave: Balshajt, zotërimi venecian, pushtimi osman dhe ajo e Bushatlinjve.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983