Posts

Showing posts from December, 2023

Basha uron shqiptarët për Vitin e Ri: Plot shëndet, mbarësi dhe shpresë

Image
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një fotoje të publikuar në rrjetet sociale me bashkëshorten dhe vajzat e tij, ka uruar qytetarët shqiptarë për Vitin e Ri 2024. "Ju urojmë nga zemra të gjithë familjeve shqiptare një Vit të Ri plot shëndet, mbarësi dhe shpresë"- shkruan Basha. 

“Shqipëria humbi shumë këtë vit”, Berisha urim për 2024-ën nga arresti shtëpiak: Misioni ynë do të realizohet këtë vit!

Image
Sali Berisha ka shprehur urimin e tij për Vitin e Ri 2024, por ndryshe nga vitet e kaluara, këtë herë ish-kryeministri ka uruar nga shtëpia e tij, ku është vendosur nën arrest nga dita e djeshme. Berisha u shpreh se shqiptarët do të triumfojnë këtë vit të ri dhe se misioni për shpëtimin e Shqipërisë do realizohet. Mesazhi i Berishës: Mesazh urimi për Vitin e Ri Të dashur qytetetarë dhe qytetare shqiptarë. Gëzuar vitin e ri 2024, kudo që po festoni sonte. Në vatrat tuaja familjare, në lokale, clube, udhëtime, spitale apo institucione të vuajtjes të dënimit. Kjo natë magjike e ndërrimit të viteve, është nata e dashurisë, mirënjohjes dhe shpresës. Për shumicën e shqiptarëve, mirënjohja dhe shpresa, mund të jenë të vështira në mbyllje të një viti si ky që po lejmë pas. Shqipëria nuk është më e njëjta. Vendi ynë është nxjerrë nga rruga e demokracisë dhe i është rikthyer udhës qorre të dikurshme. Diktaturës! Në retrospektivë Shqipëria humbi shumë këtë vit. Shqipëra u nda perfundi

Komuniteti Rom nuk feston Vitin e Ri / “Përveç komuniteteve fetare, nuk na ka ndihmuar askush tjetër”

Image
Ndërsa qendra e qytetit të Shkodrës shkëlqen nga atmosfera e festave të fundvitit në lagjet periferike, ku banojnë pjesa më e madhe e familjeve të varfëra ndër to familjet e komunitetit Rom, nuk ka zbukurime dhe as drita shumëngjyrëshe. Në këto ditë festash, përveç organizatave të komuniteteve fetare, në dyert e tyre nuk ka trokitur njeri tjetër. Në këto kushte, festa nuk ka sesi të marrë ngjyrat e saj. Problemet e tyre janë të shumta, duke filluar nga strehimi i pa përshtatshëm në Baraka, deri tek vaksinimi i fëmijëve. Shumë organizata kanë ndihmuar në përmirësimin e kushteve të jetesës, por problemi kryesor i tyre është dhe mbetet strehimi.

Vjen në botë Viti i Ri 2024/ Zelanda e Re, e para që e feston

Image
Viti i ri 2024 tashmë ka nisur xhiron e globit, për të lënë pas 2023-shin. Qyteti i Oklendit, më i madhi në Zelandën e re është i pari që e pret Vitin e Ri me spektaklin madhështor të fishekzjarrëve. Spektakli është zhvilluar në urën e famshme Harbor Brixh, siç është traditë prej dekadash. Toka e parë që preku Viti i Ri 2024 ishin ishujt e vegjël Kiribati në Oqeanin Paqësor. Spektakli do të vijojë në Sidnej të Australisë, si vendi i radhës që pret Vitin e Ri. Xhiroja hyrëse e Vitit të Ri do të vijojë me qytetet aziatike, ato europiane e për t’u përmbyllur me ato amerikane. Qindra-miliona njerëz do të mblidhen në kryeqytetet europiane për të shijuar në sheshet kryesore, spektaklet festive.

EKSTRADOHET NGA MAROKU RUBEN SARAIVA/ Vrasësi i Ardian Nikulaj merret në dorëzim nga Interpol Tirana

Image
Portugezi i dyshuar si autor kryesor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill në Shëngjin, është ekstraduar ditën e sotme (31 dhjetor) në Shqipëri. Pasi gjithçka u mbyll mes Prokurorisë së Lezhës dhe autoriteteve të Marokut, Ruben Saraiva ka mbërritur në aeroportin e Rinasit.Ruben Saraiva u arrestua më 8 maj të këtij viti, ndërsa 28-vjeçari u filmua nga kamerat e sigurisë duke qëlluar me armë Ardian Nikulajn në lokalin e tij në Shëngjin. Më pas u largua me motor. Saraiva dyshohet se u pagua për të vrarë nga Edmond Haxhia i cili jeton në Angli, si hakmarrje për hasmërinë mes familjeve Nikulaj e Lestakaj, ku Haxhia, është nip. Të arrestuar për vrasjen e mirëorganizuar të Ardian Nikulajt në hotelin e tij, janë edhe 4 britanikë, të cilët arritën si turistë në Lezhë, dhe vëzhguan biznesmenin nga afër duke informuar autorin për lëvizjet e tij. Edhe për ta prokuroria e Lezhës ka kërkuar ekstradimin në Shqipëri.Historia e përplasjes mes fiseve ka nisur para 27 viteve, në një karbur

Vrasja e Ardian Nikulajt, ekstradohet në Shqipëri vrasësi i biznesmenit! U arrestua në Marok

Image
Portugezi i dyshuar si autor kryesor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill në Shëngjin, është ekstraduar ditën e sotme (31 dhjetor) në Shqipëri. Pasi gjithçka u mbyll mes Prokurorisë së Lezhës dhe autoriteteve të Marokut, Ruben Saraiva ka mbërritur në aeroportin e Rinasit. Ruben Saraiva u arrestua më 8 maj të këtij viti, ndërsa 28-vjeçari u filmua nga kamerat e sigurisë duke qëlluar me armë Ardian Nikulajn në lokalin e tij në Shëngjin. Më pas u largua me motor.  Saraiva dyshohet se u pagua për të vrarë nga Edmond Haxhia i cili jeton në Angli, si hakmarrje për hasmërinë mes familjeve Nikulaj e Lestakaj, ku Haxhia, është nip.  Të arrestuar për vrasjen e mirëorganizuar të Ardian Nikulajt në hotelin e tij, janë edhe 4 britanikë, të cilët arritën si turistë në Lezhë, dhe vëzhguan biznesmenin nga afër duke informuar autorin për lëvizjet e tij. Edhe për ta prokuroria e Lezhës ka kërkuar ekstradimin në Shqipëri.

Në pranga 5 pjesëtarë të një grupi kriminal, si dhe janë gjetur në fshatrat Kir dhe Plan dhe asgjësuar në total 10 274 bimë narkotike, në pronësi të këtij grupi.

Image
Shkodër Punë e vazhdueshme policore dhe hetimore, po kryhet në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, për të shkatërruar plotësisht produktet e veprimtarisë së një grupi kriminal në fushën e narkotikëve. Gjenden në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar të fshatit Plan, rreth 32.7 kg lëndë narkotike cannabis sativa, e tharë dhe e ndarë në thasë për t’u transportuar. 32.7 kg cannabis dhe 10 274 bimë cannabisi (të asgjësuara më parë), në pronësi të këtij grupi kriminal. Deri më tani, Policia ka identifikuar 11 pjesëtarë të grupit dhe ka vënë në pranga 5 prej tyre. Si rezultat i punës së inteligjencës policore, kontrolleve në çdo skaj të qarkut dhe hetimeve të ndjekura në vazhdimësi, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, realizuan në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, një tjetër goditje kundër veprimtarisë së një grupi kriminal në fushën e narkotikëve. Shërbimet gjetën në një zonë të thellë dhe të pyllëzuar të fsha

Berisha në "arrest shtëpie", të rinjtë e ‘Brain Gain’ në shenjë proteste ngujohen tek PD

Image
Të rinjtë e Departamentit ‘Brain Gain’ të Partisë Demokratike kanë vendosur mbrëmjen e djeshme që të ngujohen në selinë blu, si protestë kundër arrestimit të kreut demokrat, Sali Berisha. Drejtuesi i këtij departamenti, Andi Mustafaj shkruan në Facebook, se të rinjtë do të qëndrojnë gjatë gjithë natës në selinë e PD.Anëtarë të Departamentit Brain Gain të Partisë Demokratike kanë vendosur të qëndrojnë gjatë gjithë natës tek salla “Pjetër Arbnori” në Selinë Qendrore të Partisë Demokratike në formë proteste ndaj situatës aktuale në vend, ku ndarja e pushteteve është tashmë inekzistente. Demokracia sot është vetëm një fasadë që fsheh autokracinë e instaluar. Do ta kalojmë këtë natë duke biseduar, shkëmbyer ide dhe gjetur mënyrë më të mirë të veprimit në ditët e ardhshme. Ftojmë këso që të na bashkohet!’, shkruan Andi Mustafaj në njoftimin e tij në Facebook.

Çmimet u rritën për festa/ Flasin qytetarët shkodranë: Tryeza këtë vit më e reduktuar

Image
Rritja e çmimeve për festat e fundvitit është kthyer tashmë në një problem të përhershëm për qytetarët. Në një prej tregjeve të fruta perimeve në Shkodër vërehet se çmimet përgjatë javëve të fundit, janë rritur me rreth 10 ose 20 lek të reja. Më e papërballueshme situata mbetet për pensionistët, tryeza e të cilëve po reduktohet çdo ditë e më shumë. Jashtë kamerave rritjen  e vazhdueshme e çmimeve e pranojnë  edhe tregtarët. Sipas tyre frutat dhe perimet vijnë me çmim më të lartë nga furnizuesit Produktet e konsumit krahasuar me tre mujorin që lamë pas janë rritur me 10 për qind më shumë, përfshirë këtu dhe ato të importit.

Fëmija 10 -vjeçar humb tre gishta nga fishekzjarret

Image
Një 10-vjeçar humbi dy gishtat e dorës së djathtë dhe gishtin e madh të dorës së majtë nga një fishekzjarr pranë Tarantos të Italisë natën e 28 dhjetorit. Sipas mediave italiane, i mituri u gjymtua nga shpërthimi i papritur i fishekzjarrit të cilin e kishte blerë te një grua. Fëmija, i dërguar fillimisht në spitalin Santissima Annunziata në Taranto, u transportua më pas në Policlinico di Bari, ku u shtrua në departamentin e Kirurgjisë Plastike dhe Rindërtuese. Policia e gjurmoi gruan dhe në banesën e saj u gjetën fishekzjarrë të tjerë të ndaluar

EKSKLUZIVE/ Vllaznia në bisedime me ish- kampionin e Botës

Image
Vllaznia e ka marre shume seriozisht merkaton e janarit dhe po mundohet te beje goditje te rendesishme. Pikesepari drejtuesit e saj jane te fokusuar mesa duket per gjetjen e nje qendermbrojtesi me eksperience dhe “steka” e tyre ka shkuar shume larg. Burime te besueshme nga klubi kuqeblu bejne te ditur per “Shkodra Sport” se drejtuesit e Vllaznise jane ne negociata me nje emer shume te njohur i cili madje eshte shpallur edhe kampion bote me kombetaren gjermane ne vitin 2014. Behet fjale per Shkodran Mustafin. Futbollisti shqiptar me origjine nga Gostivari, qe prej veres se ketij ekipi ka mbetur pa ekip pas mbylljes se kontrates me spanjollet e Levantes dhe per kete arsye kerkon nje ekip tjeter. Te Vllaznia dikush ua ka sugjeruar kete emer dhe per kete arsye, mesohet se kane nisur bisedimet me Mustafin. Ky i fundit gjate karrieres se tij te deritanishme ka luajtur me emra “big” si Everton, Sampdoria, Valencia, Arsenal, Schalke 04 dhe Levante. A do te jete Vllaznia ekipi i rradhes per te?

Shkëlzen Berisha për masën ndaj të atit: Kartolinë e Ramës për Vitin e Ri

Image
Shkëlzen Berisha ka reaguar për vendimin e GJKKO-së për pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme duke caktuar masën “Arrest Shtëpie” për Sali Berishën. Djali i ish-kryeministrit me një postim në llogarinë e tij zyrtare në Facebook e cilëson vendimin e GJKKO si ‘kartolina e Ramës për Vitin e Ri’ “Kartolina e Rames per Vitin e Ri eshte arrestimi dhe izolimi i liderit te opozites!” – shkruan Shkëlzen Berisha. “Arresti në shtëpi” për Berishën do të jetë me mbikëqyrje policore. Ky ka qenë vendimi i GJKKO-së ditën e sotme, teksa gjyqtare ka qenë Irena Gjoka, për të cilën avokatët e liderit të PD-së kërkuan përjashtimin e saj. Ky vendim është menjëherë i ekzekutueshëm, teksa është Policia e Shtetit që do të marrë masat për t’u kryer kjo masë shtrënguese. Kujtojmë që Sali Berisha është në hetim për korrupsion pasiv nga funksionarë të lartë, vepër penale e kryer në bashkëpunim.

Topalli për masën ndaj Berishës: Më kujtoi Enver Hoxhën, ekzekutim brutal i opozitës

Image
Jozefina Topalli ka reaguar për masën “Arrest shtëpie” ndaj Sali Berishës. Ish-kryeparlamentarja me një shkrim të gjatë në Facebook e konsideron ‘ekzekutim brutal i opozitës’ këtë vendim, ndërsa shprehet se i kujton Enver Hoxhën i cili ekzekutoi deputetët në ’46. -Reagimi i Topallit- Kur padrejtesia behet ligj, rezistenca behet detyre! Vendimi i sotem per arrestimin e Kryetarit te opozites , (sepse ky i fundit ka zbatuar programin e tij elektoral ) eshte ekzekutimi me brutal i opozites , ( qe sjell ne memorie ekzekutimin e grupit te deputeteve nga Enver Hoxha ne “46); Eshte mesazhi i tronditjes se besimit, se ne vendin tone do kete me pluralizem real apo shtet te se drejtes . Vendimi i sotem i gjykateses te larguar nga sistemi i drejtesise per korrupsion nga ish Presidenti Berisha , eshte ironia me e pabesueshme e gjithe ketij procesi te turpshem , te paster politik. Tashme eshte e qarte per cdo njeri me nivel mesatar, se gjykatesit jane kthyer ne noter te hetuesve politik! Vendimi i s

Sali Berisha në arrest shtëpie me policë tek dera! GJKKO merr vendimin

Image
Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për masën e re të kërkuar nga SPAK, arrest shtëpie  me polic tek dera për Sali Berishën. Në GJKKO ka dhe prani të efektivëve të cilët me të marrë vendimin e zbardhur do të nisen drejt banesë së ish kryeministrit Prokurorët që po hetojnë Berishën për korrupsion pasiv në aferën “Partizani” kërkojnë që ish-kryeministri të ruhet edhe me polic në derën e shtëpisë e të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë. Nën hetim dhe në masë arresti shtëpie për privatizimin e Partizanit është dhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi i cili ndërtoi kulla mbi territorin e kompleksit sportiv.

Vrasja e ARDIAN NIKULAJ në Shëngjin/ Autori Portugez Ruben Saraiva do të ekstradohet në Shqipëri me 31 dhjetor

Image
Portugezi Ruben Saraiva, i akuzuar si personi që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj më 19 Prill në Shëngjin, do të ekstradohet në shqipëri të dielen e 31-dhjetorit.Përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe Interpolit Shqiptar ndodhen në Marok dhe Operacioni për vënien para drejtësisë së vrasësit është drejt fundit.Sipas burimeve Portogezi është marrë në pyetje nga autoritetet shqiptare, por ende nuk ka detaje mbi deklarimet tij. Vendimi për ekstradimin e vrasësit me pagesë u dha nga Gjykata e Marokut rreth 10 ditë më parë. Për të përmbyllur ekstradimin e Ruben Saraivës, ndërhyri Interpol, agjensia e cila bashkëpunoi me autoritetet shqiptare për lokalizimin e portugezit në marok rreth 7 muaj më parë.Po për vrasjen e Nikulajt janë arrestuar në Angli 3 shtetas britanikë dhe Edmond Haxhia si porositës. Edhe për këta të fundit autoritetet shqiptare kanë dërguar kërkesë për ekstradimin e tyre nga Britania në shqipëri.Vrasja e biznesmenit Ardian Nikulaj ishte në vazhdën e zinxhirit të hakmarrj

Rama: Paga mesatare do shkojë 900 euro në 2024

Image
Kryeministri Edi Rama në konferenëcn e fundvitit u ndal edhe tek rritja e pagave. Ashtu siç është e parashikuar në buxheti, për vitin 2024 Rama tha se do të vijohet me rritjen e pagës mesatare në 900 euro. “Paga minimale këtë vit u rrit në vlerën e 40 mijë lekëve, që praktikisht përkon falë forcimit të monedhës vendase si asnjëherë më parë me 400 euro. Po ashtu kanë filluar të gjitha programet e mbështetjeve dhe kompensimeve qoftë për efekte e rritjes së kontributeve të sigurimeve. Pagat e sektorit publik kanë filluar të rriten ndjeshëm. Vitin e ardhshëm në qershor do kenë rritje tjetër të parashikuar në buxhetin e vitin 2024. Arsimtarët, ushtarakët punonjësit e policisë, mjekët dhe punonjësit e administratës do kenë rritje që do ta çojë pagën mesatare në sektorin publik në 900 euro”, tha Rama.

“Ç’është ky mor burrë”, zbardhen përgjimet e SPAK, Beqaj fliste nga celulari shoferit

Image
Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, është duke u hetuar nga Prokuroria e Posaçme edhe në lidhje me disa dyshime për keqpërdorim të fondeve të dhëna nga Bashkimi Evropian për Shqipërinë. Bëhet fjalë për periudhën kur Beqaj ka qenë në krye të Agjencisë Shtetërore të Programin Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e njohur si SASPAC. Nga fragmente të dosjes hetimore që kanë rrjedhur në media, kuptohet se Ilir Beqaj dhe bashkëpunëtori i tij Ermal Kurtulaj janë të nervozuar teksa bisedojnë për justifikimin e një fature. Beqaj komunikon me Kurtulajn dhe i thotë të flasë me Gazin për t’u takuar. Gazi është identifikuar si shtetasi Gazmend Prengën, administratori i restorantit “Gzona”, pasuri e tërthortë e familjes Beqaj. Kurtulaj dyshohet se ka investuar në këtë restorant, por dyshime ke edhe për ish-ministrin. Shtetasi Ermal Kurtulaj ka qenë koordinator i projektit “EUSAIR” që menaxhohej nga Agjencia SASPAC e drejtuar nga Ilir Beqaj. Po ahstu, Ermal Kurtulaj ka njohje të hershme me ish-

Gjykata e Posaçme vendos sot për lejimin e arrestimit të Sali Berishës

Image
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pritet të vendosë sot për lejimin ose jo të arrestimit të ish-kryeministrit Sali Berisha. SPAK ka kërkuar për këtë të fundit ndryshimin e masës së sigurisë nga “Detyrim paraqitje” në “Arrest shtëpi” dhe mbikëqyrje me polici. Kërkesa për ashpërsimin e vendimit erdhi pasi ish-kryeministri refuzoi disa herë që të paraqitej para togave të zeza, duke detyruar prokurorët të kërkonin ndryshimin e masës së sigurisë. Vendimi për Sali Berishën është shtyrë për tre herë me radhë, për shkak të hapësirave ligjore që kanë shfrytëzuar dy avokatët e tij, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi. Ata kanë kërkuar në vazhdimësi përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka, duke këmbëngulur në idenë e konfliktit të interesit. Mirëpo, kur kërkesa e parë është rrëzuar nga gjyqtarja e posaçme Rudina Palloj, dy avokatët paralajmëruan se do të dërgonin një kërkesë të re përjashtimi në Sekretari. Afati treditor ka përfunduar dje dhe deri në orën 16.00 në Gjykatën