EKSTRADOHET NGA MAROKU RUBEN SARAIVA/ Vrasësi i Ardian Nikulaj merret në dorëzim nga Interpol Tirana

Portugezi i dyshuar si autor kryesor i vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj më 19 prill në Shëngjin, është ekstraduar ditën e sotme (31 dhjetor) në Shqipëri. Pasi gjithçka u mbyll mes Prokurorisë së Lezhës dhe autoriteteve të Marokut, Ruben Saraiva ka mbërritur në aeroportin e Rinasit.Ruben Saraiva u arrestua më 8 maj të këtij viti, ndërsa 28-vjeçari u filmua nga kamerat e sigurisë duke qëlluar me armë Ardian Nikulajn në lokalin e tij në Shëngjin. Më pas u largua me motor. Saraiva dyshohet se u pagua për të vrarë nga Edmond Haxhia i cili jeton në Angli, si hakmarrje për hasmërinë mes familjeve Nikulaj e Lestakaj, ku Haxhia, është nip. Të arrestuar për vrasjen e mirëorganizuar të Ardian Nikulajt në hotelin e tij, janë edhe 4 britanikë, të cilët arritën si turistë në Lezhë, dhe vëzhguan biznesmenin nga afër duke informuar autorin për lëvizjet e tij. Edhe për ta prokuroria e Lezhës ka kërkuar ekstradimin në Shqipëri.Historia e përplasjes mes fiseve ka nisur para 27 viteve, në një karburant në dalje të qytetit të Lezhës për 10 mijë lekë të vjetra. Asokohe, vëllai i Ardian Nikulaj së bashku me një person tjetër ishin shitës në karburant dhe një nga pjesëtarët e familjes Lekstakaj po furnizonte makinën dhe pas kësaj, shitësit kanë debatuar me drejtuesin e mjetit me pretendimin se nuk kishte bërë pagesën prej 10 mijë lekësh të vjetra të furnizimit me karburant .Në debat e sipër, drejtuesi i mjetit është larguar për pak çaste, duke u rikthyer në karburant i armatosur dhe ka qëlluar në drejtim të dy punonjësve duke i lënë të vdekur në vend mes të cilëve dhe vëllain e Ardian Nikulaj.Ndërkohë në vitin 1999 u vra Gjovalin Lekstakaj dhe u plagos rëndë Pjetër Lekstakaj. U deshën 24 vite për të marrë hak sërish ndaj Nikulajve ku me 19 prill të këtij viti u ekzekutua për vdekje biznesmeni Ardian Nikulaj. Pak muaj pas vrasjes së tij në po të njëjtën datë me 19 korrik mbeti i vrarë Nikolin Lekstakaj pranë një biznesi në Balldre të Lezhës. E teksa policia vijonte hetimet për vrasjen e Nikulajt dhe Lekstakajt, hakmarrja do të godiste sërish një nga fisi Nikulaj ku mbrëmjen e 2 dhjetorit do të ekzekutohej Entjan Nikulaj, djali e xhaxhit të Ardian Nikulajt.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983