Vjen në botë Viti i Ri 2024/ Zelanda e Re, e para që e feston

Viti i ri 2024 tashmë ka nisur xhiron e globit, për të lënë pas 2023-shin. Qyteti i Oklendit, më i madhi në Zelandën e re është i pari që e pret Vitin e Ri me spektaklin madhështor të fishekzjarrëve.

Spektakli është zhvilluar në urën e famshme Harbor Brixh, siç është traditë prej dekadash. Toka e parë që preku Viti i Ri 2024 ishin ishujt e vegjël Kiribati në Oqeanin Paqësor.

Spektakli do të vijojë në Sidnej të Australisë, si vendi i radhës që pret Vitin e Ri. Xhiroja hyrëse e Vitit të Ri do të vijojë me qytetet aziatike, ato europiane e për t’u përmbyllur me ato amerikane.

Qindra-miliona njerëz do të mblidhen në kryeqytetet europiane për të shijuar në sheshet kryesore, spektaklet festive.

Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni