Sali Berisha në arrest shtëpie me policë tek dera! GJKKO merr vendimin

Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e SPAK për masën e re të kërkuar nga SPAK, arrest shtëpie me polic tek dera për Sali Berishën.

Në GJKKO ka dhe prani të efektivëve të cilët me të marrë vendimin e zbardhur do të nisen drejt banesë së ish kryeministrit

Prokurorët që po hetojnë Berishën për korrupsion pasiv në aferën “Partizani” kërkojnë që ish-kryeministri të ruhet edhe me polic në derën e shtëpisë e të ketë kontakt vetëm me personat që jetojnë me të në të njëjtën banesë.

Nën hetim dhe në masë arresti shtëpie për privatizimin e Partizanit është dhe dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi i cili ndërtoi kulla mbi territorin e kompleksit sportiv.


Comments

Popular posts from this blog

"I dogji rrobat Almës dhe fshiu të gjitha bisedat"/ Gazetarja zbulon detaje nga tragjedia në Shkodër: Erdgysi i dërgoi një mesazh kunatës...

Historia e panjohur dhe tragjike e vrasjes me tank të dy shokëve nga Shkodra në 1983

E trishtë, ndërron jetë në aksident Ildi Pajtoni