Shkodra gati për vitin e ri shkollor/ 107 shkolla hapin dyert më 8 shtator, regjistrimet tregojnë rënie të numrit të nxënësve
Me 8 shtator, në Bashkinë e Shkodrës, viti i ri shkollor do të nisë në 107 institucione arsimore të sistemit publik dhe privat parauniversitar.
Ndërsa kanë mbetur pak ditë nga fillimi i procesit mësimor, të dhënat e deritanishme nga regjistrimet tregojnë një rënie prej rreth 200 nxënësish krahasuar me një vit më parë.
Drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit në Shkodër, Brisela Kadija, tha se shifrat nuk janë përfundimtare, pasi regjistrimet vijojnë, sidomos për fëmijët që kthehen nga emigracioni.
Kadija thotë se një vëmendje e veçantë i është kushtuar përmirësimit të infrastrukturës shkollore, në bashkëpunim me Bashkinë e Shkodrës.
Comments
Post a Comment