Segmenti rrugor që lidh fshatrat Rrenc dhe Bardhanjor në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet prej kohësh i amortizuar, duke u kthyer në një problem serioz për banorët e zonës.
Ky aks rrugor, që shërben si nyje lidhëse mes disa fshatrave dhe qytetit të Shkodrës, është i dëmtuar pothuajse në çdo metër të tij, me gropa të shumta, mungesë asfalti dhe kanalesh kulluese.
Në ditët me shi, rruga përmbytet dhe bëhet e pakalueshme për mjetet e vogla, duke rrezikuar edhe transportin e fëmijëve drejt shkollave dhe aksesin në shërbime shëndetësore.
Aksi Rrenc–Bardhanjor konsiderohet një rrugë lidhëse e rëndësishme për zonën, jo vetëm për qarkullimin e banorëve, por edhe për zhvillimin turistik dhe ekonomik të saj.
Comments
Post a Comment