“ROZAFA” SHËNON REKORD VIZITORËSH/Sipas DRTK në periudhën Janar-Gusht 124 mijë e 856 vizitorë janë njohur me historinë

Kalaja e Shkodrës, e njohur gjithashtu si Kalaja e Rozafës, ka arritur një rekord të ri në numrin e vizitorëve. Sipas DRTK Shkodër gjatë periudhës Janar-Gusht, ky monument historik është vizituar nga 124 mijë e 856 turistë. 

“Më pëlqen shumë Shkodra, është shumë unike dhe plot energji. Gjithçka këtu është fantastike. Në fakt, do të më pëlqente të jetoja këtu dhe ndoshta të filloja të mësoja shqip. Do ia rkomandoj Shkodrën edhe miqve të mi, Ata madje janë duke planifikuar të vijnë këtu pa problem.Kalaja ishte tepër e vecantë, shtë shumë e qetë, gjen paqe”.

“Është hera ime e parë në Shkodër. Jam nga Holanda.Shkodra është një qytet i vogël dhe i bukur, shumë i gjallë, me shumë njerëz përreth. Vura re sidomos burrat që ulen në kafene, duke pirë kafe me një gotë ujë.Kjo është e vërtetë, kultura e kafesë është pjesë e rëndësishme e jetës këtu. Njerëzit janë shumë miqësorë dhe mikpritës. Ndihem shumë rehat këtu”.

Kalaja e Rozafës, tërheq vizitorët për shkak të historisë së saj të lashtë, legjendës prekëse dhe pamjeve të mrekullueshme që ofron mbi qytetin e Shkodrës.

Comments