Ndryshime në kabinetin qeveritar, shkarkohen tre zëvendësministra

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave janë miratuar disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Tre zëvendësministra janë liruar nga Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave janë miratuar disa ndryshime në kabinetin qeveritar. Tre zëvendësministra janë liruar nga detyra në ministritë përkatëse:

Ilva Gjuzi, zëvendësministre e Turizmit dhe Mjedisit

Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

Romina Kuko, zëvendësministre në Ministrinë e Brendshme

Ende nuk janë bërë publike arsyet e këtyre lirimeve, ndërsa vendimet hyjnë menjëherë në fuqi dhe do të publikohen në Fletoren Zyrtare.


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

‘Z. Ceno Klosi, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. Znj. Ilva Gjuzi, zëvendësministër i Turizmit dhe Mjedisit, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave. Znj. Romina Kuko, zëvendësministër i Brendshëm, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Comments