MUZEU I LUNDRIMIT- Një hapësirë e veçantë për historinë dhe trashëgiminë e qytetit të Shkodrës

Punimet në kantierin në afërsi të lumit Buna, po vijojnë me ritme të qëndrueshme. Investimi vlerësohet rreth 2 milionë euro, me një afat përfundimi deri më 10 shkurt 2026. Projekti financonet nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bashkimi Evropian.Qytetarët shkodranë e cilësojnë një projekt ambicioz dhe të shumëpritur.

Muzeu i Lundrimit është pjesë e një pakete të plotë ndërhyrjesh që po realizohen në Shkodër, duke synuar rritjen e potencialit turistik. Ai formohet nga dy volume të vendosura njëra mbi tjetrën, një volum në formë kodre në pjesën e poshtme dhe një “varkë pluskuese” në pjesën e sipërme.Muzeu  i Lundrimit do të jetë simbol i peizazhit urban dhe kulturor të qytetit të Shkodrës.

Comments