Mori detyrën në krye të Trashëgimisë Kulturore Shkodër-Helidon Sokoli: Ky rrugëtim nuk mund të përshkohet i vetëm, ai kërkon mbështetjen, mendimin dhe...

Statusi në Facebook i Helidon Sokolit

Sot nis një kapitull i ri në rrugëtimin tim profesional 20 vjeçar por dhe personal. Marrja e detyrës së Drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Shkodër.

Ky emërim nuk është vetëm një përgjegjësi institucionale, por një privilegj i veçantë që buron nga lidhja ime e thellë me qytetin ku jam lindur dhe rritur, me historinë dhe kulturën e tij të pasur.

Shkodra, e njohur ndër shekuj si vatër e kulturës dhe trashëgimisë shqiptare, mbetet për mua një frymëzim i pashtershëm dhe një nder i madh që sot, siç në çdo kohë të mund t’i shërbej me dashuri e përkushtim.

Jam mirënjohës për besimin e dhënë Ministrit të Ekonomise Kulturës dhe Inovacionit, z. Blendi Gonxhja dhe për mbështetjen që kam marrë nga kolegë, miq e bashkëpunëtorë ndër vite. Ky rrugëtim nuk mund të përshkohet i vetëm; ai kërkon mbështetjen, mendimin dhe zemrën e të gjithë atyre që besojnë se trashëgimia është pasuria dhe forca jonë më e madhe.

Në këtë detyrë do të punoj me përkushtim për të mbrojtur, promovuar dhe afruar më pranë publikut thesarin kulturor të Shkodrës dhe gjithë rajonit. Trashëgimia jonë nuk duhet të mbetet vetëm një dëshmi e së kaluarës, por të shndërrohet në një burim zhvillimi, frymëzimi dhe krenarie të përbashkët. 
Me mirënjohje për historinë, me dashuri për qytetin dhe me vizion për të ardhmen, synoj që Shkodra të mbetet një nga shtyllat më të forta të kulturës dhe identitetit kombëtar.

Comments