Masat për nisjen e vitit të ri shkollor, në fokus të takimit të Prefektes Angoni

Prefektja e Qarkut Shkodër, Majlinda Angoni, zhvilloi një takim pune me përfaqësues të Zyrave Vendore Arsimore, Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, degëve territoriale dhe Drejtorisë Vendore të Policisë, ku u diskutuan në detaje masat e ndërmarra për një nisje sa më të mbarë të vitit të ri shkollor.

Gjatë takimit u theksua:

Infrastruktura shkollore: Janë kryer ndërhyrje në disa institucione arsimore për të siguruar ambiente të përshtatshme për nxënësit.

Kushtet higjieno–sanitare: Është bërë pastrimi dhe dezinfektimi i klasave dhe oborreve, duke respektuar standardet shëndetësore.

Baza materiale dhe tekstet: Është garantuar furnizimi me mjete mësimore dhe shpërndarja në kohë e teksteve për çdo nxënës.

Paketa e Sigurisë: Janë verifikuar dhe plotësuar elementët e sigurisë në të gjitha shkollat.

Siguria publike: Policia ka hartuar planin e masave për rendin dhe sigurinë në ditën e parë dhe gjatë gjithë vitit.


Prefektja Angoni kërkoi vijimin e monitorimit të këtyre masave gjatë gjithë vitit arsimor për të adresuar çdo problem në kohë.

Në përfundim, ajo uroi një vit të suksesshëm shkollor për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, duke vënë në fokus dijen dhe sigurinë.
Postimi i Prefektes Majlinda Angoni


Në takim pune me Zyrat Vendore Arsimore, Njësitë e Vetqeverisjes Vendore, degët territoriale dhe Drejtorinë Vendore të Policisë, diskutuam në detaje masat e marra për një nisje sa më të mbarë të vitit të ri shkollor, mbi çështje të tilla si:

✅ Infrastruktura shkollore: ku janë kryer ndërhyrje në një numër institucionesh arsimore për të siguruar ambiente të përshtatshme për nxënësit.
✅ Kushtet higjieno–sanitare: ku janë ndërmarrë masa për pastrimin dhe dezinfektimin e klasave dhe oborreve, duke garantuar standardet e nevojshme shëndetësore.
✅ Baza materiale dhe tekstet: ku është siguruar plotësimi i inventarit shkollor dhe furnizimi me tekste mësimore, me shpërndarje në kohë për çdo nxënës.
✅ Paketa e Sigurisë: ku janë verifikuar dhe plotësuar elementët e saj në të gjitha shkollat, për një mjedis të sigurt.
✅ Siguria publike: ku Drejtoria Vendore e Policisë ka hartuar planin e masave për rendin dhe sigurinë gjatë ditës së parë dhe në vazhdimësi.

👩‍💼 Si Prefekte e Qarkut Shkodër, kam kërkuar që monitorimi i këtyre masave të vazhdojë gjatë gjithë vitit arsimor, në mënyrë që problemet të adresohen në kohë.

📚 Uroj një vit shkollor të suksesshëm, të mbushur me dije dhe siguri për të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit!

Comments