Koncerti i Tenorit Saimir Pirgu në Shirokë/ Bashkia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për të shmangur trafikun dhe për të garantuar sigurinë e pjesëmarrësve.

📢 Njoftim për qytetarët

Më datë 5 shtator, me rastin e zhvillimitë koncertit të tenorit Saimir Pirgu, Bashkia Shkodër kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që, duke filluar nga ora 16:00 e në vijim, të shmangin lëvizjen me automjete në Shirokë.

👉 Për banorët e zonës, në raste emergjente, qarkullimi do të devijohet në rrugën “Radovanëve – Shtregullave” dhe “Zarufes”.

▶️ Për të lehtësuar transportin dhe shmangur trafikun, Bashkia Shkodër vë në dispozicion të qytetarëve falas linjën e autobusit:
Bashkia – Shirokë – Bashkia
(me ndalesa sipas stacioneve).

▶️ Vend-parkimet pranë sheshit në Shirokë do të jenë në funksion të koncertit dhe nuk do të jenë në përdorim për publikun.

▶️ Policia Bashkiake do të jetë në shërbim të banorëve për orientimin e trafikut dhe menaxhimin e situatës.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin!

Comments