Kolegji Zgjedhor rrëzon PD, njeh zgjedhjet parlamentare të 11 majit

Kolegji zgjedhor vendosi me shumicë votash për rrëzimin e padisë së Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, që kërkonte të rrëzohej vendimi i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, për certifikimin e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Bëhet me dije se ky vendim është i formës së prerë dhe ndaj tij nuk mund të bëhet ankimim.

Trupi gjykues që mori vendimin u përbë nga gjyqtarët Lutfije Celami (relatore), dhe antarët Entela Shedula, Alma Kodraliu, Ornela Naqellari dhe Enkel Peza, të cilët vetëm lexuan vetëm vendimin pa argumentuar pse u mor ky vendim.

Tre ditë më pare, Koalicioni opozitar PD-ASHM depozitoi një kërkesë-padi pranë Kolegjit Zgjedhor, duke ankimuar vendimin e Komisionit Rregullator të KQZ-së, i cili certifikoi zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Në padi, opozita kërkoi rrëzimin e vendimit të KQZ-së dhe mosnjohjen e rezultatit zgjedhor, me arsyetimin se procesi ka qenë i shoqëruar nga shkelje të rënda ligjore dhe problematika që e bëjnë atë “jo të lirë dhe jo të ndershëm”.

Comments