BENET BECI publikon videon: Kthim i hapësirave për komunitetin

Vijon puna për lirimin dhe sistemimin e hapësirave publike në qytetin tonë. Këtë herë ndërhyrja është fokusuar pranë “Bahçes së Çakejve”, në brendësi të blloqeve të pallateve, ku janë liruar hapësira që prej vitesh ishin të zëna.


Pas punës së bërë në rrugët kryesore, puna po shtrihet tashmë edhe në lagje, për t’i kthyer komunitetit hapësira të pastra dhe funksionale.



Postimi në facebook i Benet Becit


Kthim i hapësirave të lira për banorët dhe komunitetin. Kemi ndërhyrë pranë “Bahçes së Çakejve”, në brendësi të blloqeve të pallateve, duke liruar hapësira të zëna prej vitesh. Pas punës së bërë në rrugët kryesore të qytetit, puna po vijon për lirimin e hapësirave publike edhe në brendësi të lagjeve. Falënderoj banorët për bashkëpunimin e treguar gjatë gjithë këtij procesi.


Comments