1.7 km rrugë të reja në “Mark Lula” dhe “Roza Lein”. Beci: Pas 30 vitesh mungesë investimesh, fillon transformimi i zonës

Shkruan në Facebook Benet Beci

Së bashku me Ministrin Blendi Gonxhja inspektuam rrugët ku Bashkia Shkodër është shpallur fituese për vitin 2025-2026, në kuadër të Programit Kombëtar të Strehimit Social, me projektin “Përmirësimi i infrastrukturës, kryesisht në zona informale që janë në proces legalizimi”.

Projekti parashikon rikonstruksionin e rrugëve të lagjes “Mark Lula”, rrugës “Roza Lein” dhe degëzimeve të saj, me një gjatësi totale prej 1.7 km.

Një zonë e cila ka vuajtur mungesën e vëmendjes dhe investimeve për 30 vite.

Comments