VIDEO/ Radhë kilometrike automjetesh tek Harku i Berdicës nga fluksi i mjeteve që vijnë nga Velipoja
Radhë të gjata kilometrike janë krijuar sot në zonën e Harkut të Berdicës, ku automjetet që vijnë nga drejtimi i Velipojës janë bllokuar për shkak të fluksit të madh të pushuesve që po kthehen nga plazhi. Situata ka shkaktuar vonesa të konsiderueshme për drejtuesit e mjeteve, të cilët janë detyruar të presin për një kohë të gjatë në trafik.
Ky problem përsëritet pothuajse çdo fundjavë të verës, duke nxjerrë në pah edhe një herë nevojën urgjente për ndërhyrje infrastrukturore dhe menaxhim më të mirë të qarkullimit rrugor në këtë aks shumë të frekuentuar.
Comments
Post a Comment