Dom Mark Pashkja: Ja frytet…
Për nostalgjikët e komunizmit dhe të diktaturës, që edhe sot, pas më shumë se tre dekadash, nuk hezitojnë të përkujtojnë me krenari të ashtuquajturat “datat e ndritshme”, ka vetëm një përgjigje të thjeshtë: shikoni frytet që solli ai sistem.
Çfarë trashëgimie na la diktatura? Një vend të izoluar nga bota, një shoqëri të traumatizuar, mijëra viktima të pafajshme në burgje dhe kampe internimi, familje të ndara e të shkatërruara, pronë të grabitur dhe institucione të dhunuara. Liria e besimit u shua me dhunë, kisha e xhami u kthyen në magazina, shkollat u mbushën me propagandë, e mendja e të rinjve u helmua me frikë e mashtrim.
Janë fakte, jo opinione. Shqipëria e atyre viteve u shndërrua në vendin më të varfër dhe më të izoluar të Europës. Ndërsa bota hapte dyert e zhvillimit, shkencës, kulturës dhe teknologjisë, regjimi ynë mbyllte kufijtë me tela me gjemba dhe pushkatonte qytetarë që guxonin të ëndërronin një jetë më të lirë.
Comments
Post a Comment