Ura e telit në Drisht e amortizuar, rrezik për nxënësit që kalojnë çdo ditë drejt shkollës

Ura e telit në Drisht, një ndër rrugët kryesore të kalimit për banorët e zonës, është kthyer në shqetësim të madh për komunitetin. E ndërtuar prej vitesh dhe pa mirëmbajtjen e nevojshme, ura tashmë paraqet rrezik real për këdo që e përdor, sidomos për fëmijët që çdo ditë kalojnë mbi të për të shkuar në shkollë.

Amortizimi i strukturës, lëvizjet e forta gjatë kalimit dhe mungesa e sigurisë po i detyrojnë banorët të ngrejnë zërin, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet. Ata shprehen se fëmijët janë më të rrezikuarit, pasi çdo ditë detyrohen ta përshkojnë këtë urë, duke e kthyer rrugën drejt shkollës në një aventurë të rrezikshme.

Sipas banorëve, rikonstruksioni i urës është urgjent dhe i domosdoshëm, për të garantuar sigurinë e komunitetit dhe për të mos lejuar që kjo situatë të shndërrohet në një tragjedi të paralajmëruar.

Comments