Tentoi të dilte nga Shqipëria, me lëndë narkotike kanabis me vete, kapet në Muriqan dhe vihet në pranga 23-vjeçari.
Në vijim të punës intensive që po kryhet nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Muriqan, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e krimeve në kufi, në bazë të analizës së riskut, u kalua në vijë të dytë, për kontroll të detajuar, automjeti me të cilin qarkullonte shtetasi A. E.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare i gjetën këtij shtetasi, një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në përfundim të veprimeve të kryera në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, shtetasi A. E., 23 vjeç, banues në Kosovë, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
Comments
Post a Comment