Stadiumi “Loro Boriçi” gati për sezonin e ri, rikthehet në identitet për të pritur tifozët e Vllaznisë
Drejtoria e Përgjithshme e Mirëmbajtjes së Objekteve Publike prej disa javësh është përqendruar në ambientet e stadiumit “Loro Boriçi”, me qëllim që ky impiant sportiv të jetë gati për nisjen e sezonit të ri futbollistik.
Drejtori i
Ndërmarrjes, Gjozef Kulla, në një intervistë për mediat u shpreh se është kryer
një punë e rëndësishme si në pjesët e brendshme, ashtu edhe në ato të jashtme
të stadiumit.
Ai shtoi
gjithashtu se puna nuk do të ndalet këtu, pasi janë planifikuar edhe ndërhyrje
të tjera.
Në lidhje me
punën e kryer, kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, ka ndarë një video ku
tregohet rikthimi në identitet i pjesës së ulëseve, ndërhyrjet në brendësi, si
dhe një urim i veçantë për skuadrën e Vllaznisë: Stadiumi është gati ! Pas një
pune të palodhur, nga punonjësit e mirëmbajtjes të Bashkisë Shkodër, Stadiumi
“Loro Boriçi” është gati të presë tifozët e zjarrtë të Vllaznisë në nisjen e
sezonit të ri futbollistik. Sezoni i ri
fillon këtu, aty ku Shkodra jeton me futboll!-shkruan në postim kryebashkiaku i
Shkodrës Benet Beci.
Comments
Post a Comment