Reshjet e shiut shuajnë zjarret në Fushë Arrëz, në Vlorë drejt fikjes një vatër e vogël në fshatin Mavrov

Reshjet e shiut gjatë natës kanë shuar vatrat e zjarrit në bashkinë e Fushë Arrëzit. Reshjet kanë shuar vatrat në Lumin e Trunit, Kulumri dhe në pyjet e Kryeziut ku situata ishte problematike.

Si pasojë e zjarreve vetëm në ekonominë pyjore Sakat - Laku i Hithit u dogjën 60 hektarë me pyje dhe u pëshkuan 130 hektarë tjerë. Në Kryezi u shkrumbuan afro 7 hektar me pyje pishe.

Ndërkohë edhe në Vlorë, ku situata u paraqit kritike gjatë mbrëmjes së djeshme, është qetësuar. Vatra e zjarrit është shuar në fshatin Vajzë dhe në Drashovic të Selenicës.

Është një vatër e vogël në fshatin Mavrov por drejt shuarjes.

Comments