Aksident rrugor në aksin Shkodër–Lezhë, plagoset një pasagjere, jashtë rrezikut për jetën

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, automjeti me drejtues shtetasin A. A., 58 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N. H., 27 vjeç. 

Si pasojë është dëmtuar shtetasja E. M., 26 vjeçe, pasagjere në motomjet, e cila është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. 

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Comments