Luçiano Boçi/ Raporti i KiE për zgjedhjet 2025: Një aktakuzë kundër qeverisë shqiptare

Luçiano Boçi/ Raporti i KiE për zgjedhjet 2025: Një aktakuzë kundër qeverisë shqiptare

Në një vend ku vota është shndërruar në monedhë pushteti dhe procesi zgjedhor në një ritual të deformuar, raporti i vëzhguesve ndërkombëtarë nuk është thjesht dokument. 
Është aktakuza më e rëndë që i bëhet një qeverisje në sy të botës demokratike.

Zgjedhjet e vitit 2025 në Shqipëri, të shoqëruara nga një propagandë masive, një makineri shtetërore e mobilizuar për llogari partie, dhe një opozitë e sulmiar në kohë dhe hapësirë, u panë me kujdes të veçantë nga vězhguesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës (KiE). 
Dhe ajo që panë, nuk ishte një proces zgjedhor në kuptimin europian të fjalës, por një operacion politik nën petkun e demokracisë.

Raporti i misionit të vëzhguesve të KiE – të shoqëruar nga ai paraprak i OSBE/ODIHR dhe vëzhgues të tjerë ndërkombëtarë – theksoi qatazi -Blerjen e përhapur e votës
-Përdorimin masiv të administratës publike në favor të partisë në pushtet
-Frikësimin sistematik të votuesve dhe punonjësve shtetëror.
-Shpërdorimin brutal të burimeve publike dhe medias

Ky raport nuk është thjesht teknik, por një sinjal alarmi për legjitimitetin e qeverisjes në Shqipëri. 

Kur një organizëm si KiE, i themeluar për të mbrojtur demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Europë, hedh dyshime mbi standardet zgjedhore të një vendi anëtar, pasojat janë më shumë se morale — ato janë politike, diplomatike dhe institucionalisht delegjetimuese.

Raporti i KiE nuk ra nga qielli. 
Ai është produkt i një vëzhgimi të detajuar, me praninë e qindra vëzhguesve në çdo cep të Shqipërisë. Ai nuk ka nevojë për interpretime partizane. 

Faktet flasin vetë e qartë: aty ku qytetari nuk ka mundësi të votojë i lirë, nuk ka demokraci; aty ku pushteti e përdor shtetin si zgjatim të partisë, nuk ka garë, ka shfaqje.

Nëse një vend, 35 vite pas rënies së diktaturës, nuk arrin të organizojë zgjedhje të lira pa ndihmën e misioneve ndërkombëtare, atëherë ne nuk jemi shtet i lirë, por një shfaqje e dirigjuar nga një regji e pashqetësuar.

Raporti i KiE nuk do të mbyllet në sirtaret e Asamblesë së Strasburgut siç mendojnë “optimistët” e majtë të studiove të propagandës. 

Ai do të qëndrojë si një dosje në tryezën e çdo eurodeputeti që nesër do të vendosë nëse Shqipëria meriton të ulet në tryezën e Europës apo të mbetet një laborator i autokracisë moderne.

Vëzhguesit e Këshillit të Europës nuk erdhën për të bërë turizëm politik. 
Ata erdhën për të mbrojtur të drejtën më të shenjtë të një qytetarëve: të drejtën për të zgjedhur vetë qeverinë e tij. 

Kur kjo e drejtë grabitet me teknikë, frikë, ryshfet dhe arrogancë shtetërore, atëherë ajo që mbetet nuk është më demokraci, por një autokraci me pamje demokratike.

Dhe kur raporti i KiE e konfirmon këtë, zgjidhja është qeveri teknike për zgjedhje të reja.

Comments