Plagoset djali i Luçiano Boçit, përplasje e dhunshme në mitingun e Berishës në Elbasan

Një incident ka ndodhur mbrëmjen e sotme gjatë mitingut elektoral të PD ku nga informacionet në terren mësohet se djali i deputetit Luçiano Boçi ka mbetur i plagosur në kokë.

Burimet në terren, konfirmojnë se Parid Boçi ndodhet ne Spitalin Rajonal te Elbasanit për mjekim.
Ai ka një çarje në kokë, por pa pasoja serioze.

Policia e Elbasanit po kryen veprimet proceduriale dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Comments