Ngritën “shtëpi bari”/ Mediat australiane: Shpallet në kërkim aktori Elvis Pupa, arrestohet dhe përballet me drejtësinë bashkëshortja Belinda Pupa
Belina Pupa, bashkëshortja e aktorit Elvis Pupa është duke u përballur me akuzat për kultivim të lëndëve narkotike në Australi, raportojnë mediat vendase.
Belinda Pupa terapiste dhe influencer, ka dalë përpara gjykatës në Adelaide, në lidhje me ngjarjen e cila dyshohet se ka ndodhur që nga nisja e këtij viti e për 4 muaj në vijim.
Sipas artikullit, dyshohet se Pupa kishte mbjellë dhjetëra bimë, ndërsa mbrojtja e saj ka kërkuar që klientes t’i lejohej liria me kusht, në mënyrë që të mund të vijë në Shqipëri për qëllime pune.
Comments
Post a Comment