Besmir Lesha takohet me Ambasadorin e Misionit të OSBE-ODIHR, z. Lamberto Zannier. Në fokus të takimit ishin çështjet dhe problematikat që lidhen me procesin e administrimit të zgjedhjeve.
Ishte kënaqësi të takohesha në ambientet e selisë së Partisë Socialiste në Shkodër me Ambasadorin e Misionit të OSBE-ODIHR, z. Lamberto Zannier, si dhe me vëzhguesit afatgjatë të këtij misioni që mbulojnë qarkun e Shkodrës. Në fokus të takimit ishin çështjet dhe problematikat që lidhen me procesin e administrimit të zgjedhjeve, me një theks të veçantë në respektimin e ligjit elektoral.
Comments
Post a Comment