Reagimet e protagonistëve/ Martini: Duhet të ruhemi nga euforia!

Pas fitores 1-0 ndaj Elbasanit, që e ngjiti Vllazninë në krye të Superiores me 13 pikë, erdhën edhe reagimet e protagonistëve të sfidës.

Trajneri i kuqebluve, Edi Martini, pavarësisht rezultatit pozitiv, u shpreh se skuadra duhet të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të mos bjerë pre e euforisë.

Një nga më të spikaturit në fushë, Lirim Kastrati, i shpallur “Lojtari i Ndeshjes”, shprehu kënaqësinë për ecurinë e skuadrës dhe atmosferën pozitive që mbizotëron në ekip.

Nga ana tjetër, trajneri serb i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç, pranoi epërsinë e shkodranëve dhe vlerësoi mënyrën si Vllaznia menaxhoi ndeshjen.

I pyetur në fund edhe për derbin e ardhshëm të Ballkanit, Serbi–Shqipëri, tekniku serb u shpreh me diplomaci.

Fitorja ndaj Elbasanit ka rritur entuziazmin në kampin shkodran, ndërsa trajneri Martini kërkon që skuadra të vazhdojë me të njëjtin përqendrim edhe në sfidat e radhës.

Comments