Policia e Lezhës vuri në pranga Valbona Prenga 53 vjeçe, dhe Agustin Prenga 57 vjeç, pasi gjatë një procesi gjyqësor dhanë dëshmi të rreme lidhur me një ngjarje të ndodhur në vitin 1997 në fshatin Rrasfik, Mirditë, ku vëllai i shtetases Valbona Prenga kishte vrarë motrën dhe bashkëshortin e saj.
Të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Dëshmia e rreme”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme.
Comments
Post a Comment