Vllaznia e vajzave, gati për sfidën evropiane / Kuqeblutë besojnë te fitorja ndaj ukrainaseve për Women’s Europa Cup
Në mjediset e stadiumit “Loro Boriçi” u zhvillua këtë mërkurë konferenca për mediat në prag të ndeshjes ndërkombëtare për futbollin e vajzave Vllaznia – Kolos Kovalivka, e vlefshme për Europa Cup.
Sfida do të luhet të enjten, më 11 shtator, në orën 18:00 në Shkodër.
Trajneri i Vllaznisë, Nikolin Leka, u shpreh besimplotë për arritjen e një rezultati pozitiv, duke theksuar përgatitjen e skuadrës dhe mbështetjen e tifozëve si një armë të fortë për këtë përballje të rëndësishme.
Në të njëjtën linjë optimizmi ishte edhe sulmuesja Megi Doçi, e cila theksoi se ekipi është i motivuar dhe i përqendruar për të dhënë maksimumin ndaj kundërshtareve nga Ukraina.
Comments
Post a Comment