Procedohet 57-vjeçari nga Prishtina, i kallëzuar nga ish-bashkëjetuesja shkodrane për përndjekje.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. D., 57 vjeç, banues në Prishtinë, pasi ka kallëzuar ish-bashkëjetuesja e tij, se ai e përndjek.    

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Comments