Posedonte në bashkëpunim me vëllanë e tij, 2 mina me telekomandë,
të programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për
ngjarje të rënda kriminale, kapet dhe vihet në pranga
25-vjeçari.
Vihet në pranga dhe
një 28-vjeçar, që e ndihmonte 25-vjeçarin për t’u fshehur.
Sekuestrohen 1
automjet dhe 3 celularë.
Shërbimet e
Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e
Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim dhe vënien e
tyre para përgjegjësisë penale, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin
policor të koduar “Together”.
Gjatë operacionit u
kapën në Selitë dhe u vunë në pranga shtetasit:
JASER SHABAJ, 25
vjeç, banues në Shkodër, për të cilin Prokuroria ka lëshuar urdhër ndalimi për
veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe
municionit”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të
koduar “Brothers”, i zhvilluar në muajin janar 2024, pasi dyshohet se posedonte
në bashkëpunim me vëllanë e tij (i arrestuar), 2 mina me telekomandë, të
programuara për shpërthim në distancë, që dyshohet se do të përdoreshin për
ngjarje të rënda kriminale;
GENTIAN HAXHIJA 28 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se përkrahte shtetasin JASER SHABAJ, duke e ndihmuar të fshihej. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Comments
Post a Comment