Analisti Afrim Krasniqi komenton idenë e hedhur nga kryeministri Edi Rama në Asamblenë e PS për shkurtimin e numrit të deputetëve në legjislaturat e ardhshme në Kuvendin e Shqipërisë.
“Te kryeministri më pëlqeu ideja e shkurtimit të numrit të deputetëve. Për të realizuar ndryshimin kushtetues për ndryshimin e numrit të deputetëve duhet të ndryshohet Kushtetuta. PS ka 83 plus 3 të PSD, 86 mandate. Edhe sikur të sigurojë 2-3 mandate informale, nuk i shkon dot te numri 94 që kërkohet. Është e detyruar të bëjë kompromis me PD. Dhe për të bërë kompromis siç kemi bërë edhe në 2008, do të ketë edhe kërkesa nga pala tjetër.
Unë kam frikë ditën kur palët do mblidhen sepse secila palë do kërkojë diçka dhe mund të ndodhë që rezultati i ndryshimeve kushtetuese mund të mos na japë një demokraci më të mirë se kjo që kemi sot. Në momentin që thua se jam për ta ulur numrin e deputetëve duhet të japësh edhe ofertën pasi nuk i ke votat për këtë gjë”, tha Afrim Krasniqi në “A2cnn”.
Comments
Post a Comment