Marinaj pret Ambasadoren e Shqipërisë në Mal të Zi.Në fokus forcimi i bashkëpunimit dypalësh dhe fuqizimi i komunitetit shqiptar.
Kënaqësi e veçantë të mirëprisja sot në zyrën time Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, znj. Zhaklina Peto.
Gjatë takimit, biseduam për projekte të përbashkëta që synojnë forcimin e marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi, si dhe për një iniciativë të afërt që do të fokusohet në promovimin turistik dhe kulturor të potencialeve tona në Mal të Zi.
Diskutuam gjithashtu mbi rëndësinë e fuqizimit të komunitetit shqiptar në Mal të Zi, duke mbështetur pjesëmarrjen e tyre aktive në jetën politike, ekonomike dhe kulturore, si dhe për rolin e tyre të rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve.
Shkruan në Facebook Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj
Comments
Post a Comment