Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe, priti në zyrën e tij Kledi Marinajn, një talent dhe yll në ngjitje në botën e futbollit.

Në Bashkinë e Malësisë së Madhe u zhvillua një takim i veçantë, ku Kryetari i Bashkisë, Tonin Marinaj, priti në zyrën e tij një nga talentet më premtuese të futbollit shqiptar, Kledi Marinajn.



Postimi i kryetarit të Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj

Me Kledi Marinaj, një talent dhe një yll i ri në botën e futbollit. Ai është pjesë e ekipit U20 të Lazios dhe e formacionit të të rinjve të Kombëtares Shqiptare. Kledi, i lindur dhe i rritur në Itali, është plotësisht i integruar dhe i suksesshëm në shoqërinë italiane, duke marrë më të mirat e kulturës së saj, por njëkohësisht duke ruajtur me krenari vlerat më të mira shqiptare. Ai përfaqëson modelin e të riut ideal.

Pavarësisht talentit dhe arritjeve, Kledi mbetet një djalë modest, i thjeshtë, pozitiv dhe i vendosur për të realizuar ëndrra të mëdha.

Krenari për Malësinë dhe për gjithë Shqipërinë.
Suksese Kledi dhe uroj të të shoh sa më shpejt në majat e futbollit botëror! ⚽️





Comments