Koka e trafikut të drogës, publikohet fotoja e 39-vjeçarit shqiptar Fatjon Prendi

Publikohet fotoja e 39-vjeçarit Fatjon Prendi, i cili u arrestua sot gjatë një operacioni të madh droge i policisë greke në bashkëpunim me forcat speciale EKAM.

I riu shqiptar ishte koka e grupit kriminal, ndërsa autoritetet zbuluan një sasi tepër te madhe droge në Greqi bashkë më arsenal armësh, duke çuar në arrestimin e 6 personave. Mes të arrestuarve kishte edhe gra.

Fatjon Prendi njihet si kreu i grupi kriminal, ndërsa pas tij në hierarki vinte 36-vjeçari Elson Ndreca.

Gjatë kontrollit në disa zona të Athinës dhe Arkadias, policia zbuloi dhe sekuestroi 1 ton e 161 kg marijuanë, 1640 rrënjë kanabis, kokainë, drogë sintetike dhe një arsenal armësh, përfshirë armë zjarri, granatë dhe municion luftarak. Bashkë me drogën, policia gjeti edhe para false në euro, paund, dollarë dhe franga zvicerane.

Bashkë me Fatjon Prendin, në pranga ranë edhe Elson Ndreca (36 vjeç), Brisejda Cami (35), Pashke Gega (73), Zoje Ndoj (35) dhe Arben Mashi (50), ky i fundit me precedentë penalë për trafik droge, armë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale. Në banesat dhe ambientet që përdorte grupi u gjetën edhe peshore elektronike, celularë dhe mjete të tjera të përdorura për shpërndarjen e drogës. Fitimi i parashikuar nga tregtimi i drogës kapte vlerën e mbi 8 milionë eurove./TCH

Comments