Karamuço: Një grua çoi bllokun në SPAK, pritet masë ndaj një deputeti

Profesori i kriminologjisë, Ervin Karamuço thotë se shumë shpejt Prokuroria e Posaçme pritet të lëshojë një masë sigurie ndaj një deputeti. Karamuço theksoi se SPAK po heton në lidhje me një bllok shënimesh ku janë të shkruajtura me detaje ndarjet e parave të korrupsionit. Sipas ekspertit, një zonjë e ka çuar në SPAK këtë bllok me “vlerë” dhe pritet që së shpejti të merren masa konkrete.

”Di që së fundmi ka një hetim që po zhvillohet dhe mund të ketë masa konkrete ndaj një deputeti të Kuvendit të Shqipërisë. Na është zbuluar një bllok. Në këtë bllok janë vënë re shënime ku ky deputet ka vënë persona të tjerë që mbajnë shënim si do ndahen paratë e korrupsionit të ngurtësuara në disa prej banesave në rrethinat e Tiranës.

Këtë banesë e ka filani por është për llogari timen. Një zonjë e nderuar e ka çuar në SPAK bllokun. Kanë filluar hetimet dhe pritet shumë shpejt të ketë masa konkrete ndaj këtij deputeti. Nuk mund të them as emër dhe as kujt partie politike i përket”, tha Karamuço në ”Euronews Albania”.

Comments